Taksa e pronës, pronarët e banesave parashikohet të paguajnë 16 miliardë lekë më tepër në vit

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 16:10 | Ekonomi

Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë do të paguajnë 16 miliardë lekë, me kursin e sotëm të këmbimit rreth 155 milionë euro më shumë taksa për pronat e tyre.

Sipas relacionit të projektligjit, “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, taksa mbi pronën në vitin 2026 do të jetë sa 0.1 deri në 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 0.32 për që ishte gjatë 2022-shit. Përkthyer në vlerë, nga 5.3 miliardë lekë vitin e shkuar, 61 bashkitë në vend pritet të arkëtojnë 18-25 miliardë lekë kur ligji të hyjë në fuqi në 2026-n.

Duhet kuptuar fillimisht se sa aftësi kanë shqiptarët që të paguajnë. Ky objektiv duket i vështirë për t’u arrirë. Ndaj duhej të kishim një studim paraprak.

Imeldi Sokoli – Pedagog dhe urbanist

Aktualisht Shqipëria është vendi me normën më të ulët të mbledhjes së të ardhurave nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme me vetëm 0.32 për qind të Prodhimit të brendshëm bruto> në Rajon ky tregues është në nivelin e 0.8 për qind, në vendet europiane 1.1 për qind dhe në shtetet e zhvilluara si Shtete e Bashkuara të Amerikës 2 deri në 2.4 për qind.

Dhe ky është problemi më i madh. Ne duhej të kishim analizuar treguesit për të kuptuar se pse ligji i deritanishëm nuk ka dhënë rezultat.

Agron Haxhimali - Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë

Për herë të fundit metodologjia e përllogaritjes së taksës mbi pasuritë e paluajtshme u ndryshua në vitin 2018. Qeveria rriti pritshmëritë për arkëtime, ndërsa pushteti vendor parashikohej se do të mblidhte deri në 100 milionë euro në vit, por kjo nuk ndodhi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/04/taksimi-i-pasurive-te-paluajtshme-kush-ka-dy-apartamente-do-te-paguaje-me-shume/
https://a2news.com/2023/08/02/harta-e-cmimeve-te-reja-te-apartamenteve-astiri-me-rritjen-me-te-madhe-ne-ish-bllok-referenca-arrin-ne-228000-leke/

A2 CNN Livestream

Latest Videos