Eurodeputeti austriak, Mandl: Gabim historik nëse shtyhet liberalizimi i vizave për Kosovën

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 20:38 | Kosova
Eurodeputeti austriak, Mandl: Gabim historik nëse shtyhet liberalizimi i

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar pasi raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka deklaruar se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë.

Mandl në X (Twitter) ka falënderuar von Cramon për nismën, ndërkohë që ka shkruar se shtyrja e liberalizimit do të ishte gabim historik.

“Më vjen mirë që ndoqët nismën time Viola. Të njëjtën gjë e bëri Andrey Kovatchev, Andreas Schieder dhe Ilhan Kyuchyuk. U jam mirënjohës për këtë. Kjo është nismë ndërpartiake. Do të ishte gabim historik shtyrja e liberalizimit të vizave për Kosovën”. (A2 Televizion)

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl në "X"
https://twitter.com/ViolavonCramon/status/1697598481186091049
https://a2news.com/2023/08/30/liberalizimi-i-vizave-osmani-nese-vendimi-pezullohet-dialogu-vdes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos