Borrell zbulon datën e takimit të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 18:04 | Kosova
Borrell zbulon datën e takimit të nivelit të lartë

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel bëri me dije se më 14 shtator do të mbahet në Bruksel takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi, ku sipas tij do të marrin pjesë liderët e dy vendeve.

Deklarata e Borrell erdhi gjatë një konference me gazetarët pas takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Mes të tjerash, zyrtari i lartë i BE zbuloi se në fokus të takimit do të jetë gjetja e një zgjidhje për situatën aktuale në veri dhe ulja e tensioneve.

Situata në veriun e Kosovës u tensionua në maj kur grupe qytetarësh serbë protestuan kundër futjes në zyra të kryetarëve shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e muajit prill dhe që po shoqëroheshin në ceremoni nga forca të shumta policie.

Për shumë ditë pati incidente të dhunshme dhe madje në Zveçan, si pasojë e përleshjeve mbetën të lënduar rëndë dhe disa efektivë të KFOR.

Pas thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar dhe presionit me sanksione, Qeveria e Kosovës tashmë ka përgjysmuar praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri dhe është pajtuar për organizimin e zgjedhjeve të reja ndërsa ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës për mungesë të bashkërendimit lidhur me zhvillimet në veri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/29/kurti-takon-lajcak-bisedohet-per-raundin-e-ri-te-dialogut-ne-shtator/
https://a2news.com/2023/08/23/vucic-mbledhja-e-okb-se-per-kosoven-ne-momentin-kur-ti-leverdise-serbise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos