Europa dhe kufizimet, vlerësohet izolimi i Londrës, kontrolle në Madrid

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 13:11 | Bota
Europa dhe kufizimet, vlerësohet izolimi i Londrës, kontrolle në

Mbretëria e Bashkuar gjendet në një pikë kritike me pandeminë koronavirus. Qeveria e Boris Johnson po shqyrton mundësinë e vendosjes së masave më strikte për të ngadalësuar përhapjen e infeksionit. Njoftimi erdhi nga ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, i cili bëri thirrje për të respektuar udhëzimet dhe rregullat në fuqi.

“Nëse çdokush ndjek rregullat, atëherë ne mund të shmangim një tjetër izolim kombëtar. Por sigurisht, ne duhet të jemi të përgatitur për të ndërmarrë vendime, nëse ato janë të nevojshme”, u shpreh Matt Hancock, ministër i Shëndetësisë në Britani.

Ministri shtoi se britanikët kanë shijuar lirinë gjatë verës, por tani ka ardhur koha që të gjithë të ndjekin rregullat. Hancock bëri me dije se aktualisht qeveria po vlerëson vendosjen e një izolimi total në Londër.

Ndërkohë, shqetësuese paraqitet situata edhe në Spanjë. Në Madrid, më shumë se 200 policë janë vendosur nga autoritetet lokale për të kryer kontrolle rutinë pasi hyrjes në fuqi të izolimit të pjesshëm në zona të kryeqytetit ku gjenden vatra të përhapjes së Covid-19. Kufizimet prekin më shumë se 800 mijë persona në të gjithë rajonin, që është më i prekuri nga pandemia në Spanjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos