Koronavirusi në botë, SHBA rreth 200 mijë viktima, Zelanda e Re heq kufizimet

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 13:06 | Bota
Koronavirusi në botë, SHBA rreth 200 mijë viktima, Zelanda e Re

Më shumë se 31 milionë vetë në të gjithë botën janë prekur nga Covid-19. Sa i përket viktimave, infeksioni ka shkaktuar mbi 960 mijë jetë të humbura.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë vendi më i prekur. Por qeveria e presidentit, Donald Trump, mbron menaxhimin e pandemisë, me Sekretarin e Shëndetësisë që vlerëson reagimin ndaj krizës.

Por shifrat tregojnë të kundërtën. 6.8 milionë janë të infektuarit me koronavirus në SHBA, ndërsa jetët e humbura janë rreth 200 mijë. Entuziazmi i Trump për të promovuar një vaksinë nuk është pritur mirë nga amerikanët.

Presidenti mbetet pas rivalit demokrat Joe Biden në sondazhet kombëtare. 69% e amerikanëve nuk i besojnë deklaratave të Trump për vaksinën kundër Covid-19, sipas një sondazhi të ABC dhe Ipsos.

Duke kaluar në anën tjetër të globit, vjen një shembull pozitiv në menaxhimin e pandeminë. Zelanda e Re ka njoftuar heqjen e të gjitha masave kufizuese anti-covid. 

“Siç mund ta shikoni, veprimet tona kolektive kanë bërë që ta mbajmë virusin nën kontroll. Pa asnjë rast të ri në vend dhe 7 ditë radhazi pa asnjë rast të ri me vatrën në Okland, ne jemi në një pozicion të fuqishëm për lëvizjen e radhës, heqjen e kufizimeve tona”, tha kryeministrja e vendit.

Zelanda e Re ka raportuar që prej nisjes së pandemisë, 1400 të infektuar me koronavirus dhe vetëm 25 viktima.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos