
Ukraina ka konfirmuar rrëzimin e një rakete të drejtuar, me shënjestër Kievin e lëshuar të dielën në mëngjes nga territori i Bjellorusisë.
“Forcat Ajrore ukrainase kanë rrëzuar një raketë të drejtuar, e lëshuar nga bombarduesit TU-22, nga territori i Bjellorusisë. Ky është një tjetër krim lufte që Rusia bën ndaj Ukrainës dhe popullit të saj”, deklaroi Oleg Nikolenko, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës.
Bjellorusia ka luajtur një rol të rëndësishëm në pushimin që Rusia po i bën Ukrainës. Trupat ruse kanë mësyrë nga territori bjellorus, me ndihmën e qeverisë së Bjellorusisë. (A2 Televizion)