Europa League, 3 ekipe shqiptare zbresin në fushë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2019, 08:33 | Futboll
Europa League, 3 ekipe shqiptare zbresin në fushë

Pas Partizanit, sot në fushë do të zbresin edhe tre skuadra shqiptare, të angazhuara në Europa League.

Kukësi, Teuta dhe Laçi do të provojnë të bëjnë mrekullinë, për t’u kualifikuar në turin e dytë. Misioni duket mjaft i vështirë për Kukësin dhe Teutën, të cilat nisen nga humbjet 3 me 0 në ndeshjet e para, përkatësisht ndaj hungarezëve të Debrecenit dhe letonezëve të Ventspilsit.

Aspak e lehtë edhe sfida e Laçit, që do të luajë në Izrael përballë Hapoel Beer-Sheva. Kurbinasit barazuan 1 me 1 në ndeshjen e parë, por rivalët kanë një skuadër mjaft cilësore dhe për shpresuar se do të vazhdojnë më tej, të besuarve të trajnerit Starova i duhet të shënojnë të paktën një gol. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos