Finalen e parë të futbollit evropian e fiton Chelsea.
Në stadiumin e mbushur plot të Baku-t në Azerbaijxhan, djemtë e Maurizio Sarri-t triumfuan në derbin me Arsenalin me rezultatin 4-1.
Pas një pjese të parë të ekulibruar me raste nga të dy palët, ku ndër të tjerat sinjalizohet traversa e Granit Xhakës, pjesa e dytë flet vetëm për “blutë e Londrës” të trajnerit italian, që fitoi kupën e parë të karrierës dhe për të cilin flitet se mund të largohet në drejtim të Juventusit në sezonin e ardhshëm.

Finalen e zhbllokoi në minutën e 48-të, francezi Giroud, ndoshta më i miri i ndeshjes,
Loja u bë shumë emocionuese, dhe Pedro dyfishoi pas një aksioni të bukur dhe asisti të Hazard, i cili do të trefishonte në minutën e 64-të me penallti.
Arsenali ishte i pafuqishëm, gaboi shumë me Lacazette dhe Aubameyang dhe duhej një gjuajtje fantastike e Iwobi për të shënuar të paktën golin e nderit.

Në fakt goli i Arsenalit ishte vetëm një iluzion, sepse në kundërsulm sërish belgu Hazard përfitoi nga një asist i Giroud për 4-1 final (72’), duke evidentuar një mbrojtje deficitare të Arsenalit. (A2 Televizion)