
Ylli armen i Arsenalit, Henrik Mkhitaryan refuzoi të udhëtojë në Azerbajxhan për të shmangur tensione të mundshme pas konflikteve mes vendit azer dhe Armenisë.
Por, policia në Baku është filmuar duke ndaluar mbështetësit e Arsenalit që mbanin veshur fanela me emrin e futbollistit.
Kjo për të siguruar rendin në rrugën e Bakusë, megjithatë pas kominikimit në radio, autoritetet lokale i kanë lënë tifozët të lirë, episod që tregon qartë situatën e tensionuar mes dy vendeve. (A2 Televizion)