Europa League, Shkëndija me mision përmbysjen e rezultatit në Luksemburg

Nga A2 CNN
30 Korrik 2019, 08:21 | Futboll
Europa League, Shkëndija me mision përmbysjen e rezultatit në

Shkëndija do të luajë këtë të martë në Luksemburg përballë Dudelanzhit, në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Europa League.

Kuqezinjtë nga Tetova duhet të përmbysin disavantazhin 2 me 1 të ndeshjes së parë. Humbja në shtëpi e Shkëndijës erdhi si një befasi, por prej faktit se ajo u karakterizua nga gabimet e portierit 23-vjeçar, Bekim Rexhepi.

Prej këtij fakti, por edhe për superioritetin që tetovarët treguan në fushë, besimi është i madh. Për t’u kualifikuar përballë Dudelanzhit, Shkëndijës i duhet të shënojë të paktën dy gola në Luksemburg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos