
Holanda dhe Belgjika janë dy kombëtaret e mëdha që janë eliminuar nga Europiani i 21-vjeçarëve.
Tulipanët nuk shkuan morën më shumë se një pikë përballë Gjeorgjisë duke i mbyllur 90 minuta me rezultatin 1-1. Davidashvilli kaloi i pari në avantazh Gjeorgjinë dhe pas tij vetëm pak minuta më vonë holandezët iu kundërpërgjigjën me Taylor.
Deri në fund, Holanda tentoi për të dalë më pikë të plota, por nuk e arriti dot. Në 3 ndeshje, kombëtarja holandeze e mbylli në vendin e tretë me 3, ndërsa Gjeorgjia e dytë me 5 pikë. Ndërkohë, në duelin tjetër të grupit festa ishte për Portugalinë që mposhti Belgjikën 2-1 dhe siguroi kalimin më tej.
Gjithçka u vendos në minutën e 89 kur gjyqtari kryesor akordoi një penallti për luzitanët që nuk gabuan me Tiago Dantes. Ndërkohë në takimet e grupit B, dy ndeshjet u luajtën thjeshtë për formalitet pasi Spanja dhe Ukraina, dy kombëtare që e kishin siguruar çerekfinale, nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 , ndërsa në ndeshjen tjetër Kroaci Romani 90 minuta u mbyllën në një barazim pa gola. (A2 Televizion)