Bayern hedh sytë nga Premier League

Nga A2 CNN
27 Qershor 2023, 19:11 | Futboll
Bayern hedh sytë nga Premier League

Sulmuesit janë kryefjala e merkatos së verës. Klubet e mëdha europiane janë në kërkim të bomberave, lojtarëve që vendosin ndeshjet me golat e shënuar.

Jo rastësisht, Bayern ka hedhur sytë nga Harry Kane. Gjigantët gjermanë u tërhoqën nga gara për Osimhen dhe tashmë janë përqendruar te kapiteni i Anglisë. Bavarezët i ofruan Tottenhamit 70 milionë euro, plus bonuse për 29-vjeçarin, por oferta u refuzua si e pamjaftueshme.

Kane ka dhënë pëlqimin të transferohet te Bayern dhe klubi shpreson se marrëveshja do të mbyllet nën shifrën e 100 milionë eurove. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos