EUROPOL çmonton rrjetin shqiptar të trafikut të drogës, 35 të arrestuar! Sekuestrohen 1 mln euro

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 22:18 | Kronikë
EUROPOL çmonton rrjetin shqiptar të trafikut të drogës, 35

EUROPOL ka çmontuar një rrjet shqiptar të trafikut të drogës që shtrinte aktivitetet e tij të paligjshme në Gjermani, Itali dhe Holandë. Në kuadër të këtij operacioni, 35 persona kanë përfunduar në pranga e ndërsa u sekuestruan më shumë se 1 milionë euro. 

“Rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e tij të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Europol.

Referuar po të njëjtit njoftim, "anëtarët e saj njihen gjithashtu për përdorimin e tyre të dhunës, duke përfshirë torturën dhe rrëmbimin për shantazh."

Nuk ka ende informacione mbi identitetin e personave të arrestuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos