
Ka ndërruar jetë në spital, 37 vjeçari që u përplas nga një motor në zonën e Lushnjës, teksa po kalonte rrugën.
Policia bën me dije se shtetasi G.D. ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda, ndërkohë që në gjendje të rëndë është dërguar drejt traumës dhe drejtuesi i motorit L.D.
Aksidenti i rëndë u regjistrua paraditen e së enjetës në vendin e quajtur "Rotondo e Plugut".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)