
Eva Kaili, e përfshirë në hetimin belg për “Katargate”, ka paditur Parlamentin Europian për shkelje të imunitetit.
Padia e Kailit vjen pasi ajo u monitorua nga shërbimet sekrete gjatë periudhës kur ajo mori pjesë në komisionin Pega, i cili po hetonte ekzistencën e një softueri të paligjshëm që monitoronte aktivitetet e eurodeputetëve dhe qytetarëve të BE-së.
Lajmin e bënë të ditur avokatët e eurodeputetes greke. E arrestuar më 9 dhjetorin e kaluar, Kaili u lirua më 25 maj me kusht, pasi qëndroi për më shumë se 5 muaj në paraburgim. (A2 Televizion)