Evropa përkujton 75-vjetorin e çlirimit nga Gjermania naziste

Nga A2 CNN
8 Maj 2020, 10:14 | Bota
Evropa përkujton 75-vjetorin e çlirimit nga Gjermania naziste

Evropa përkujton sot çlirimin nga Gjermania naziste në kushte të pazakonta, ndërsa shumica e kontinentit mbeten nën izolim. 75-vjetorit i fundit të Luftës së Dytë Botërore do të shënohet me ceremoni më të thjeshta ku do të marrin pjesë krerë shtetesh, por grumbullimet e mëdha të njerëzve nuk do të lejohen.

Dy minuta heshtje do të mbahen në Britaninë e Madhe, të ndjekura nga një fjalim i mbretëreshës. Ceremoni me dyer të mbyllura do të zhvillohen edhe në Francë dhe Gjermani në prani të Emmanuel Macron dhe Angela Merkel.

Presidenti francez do të vendosë një kurorë me lule në atë që njihet si varr i ushtarit të panjohur, ndërsa kancelarja gjermane do të kryesojë ceremoninë në memorialin e luftës. Më 8 maj të vitit 1945, Britania dhe forcat aleate pranuan zyrtarisht dorëzimin pa kushte të Gjermanisë naziste, pas gati 6 vitesh luftë.

Ceremoni të ngjashme përkujtimore për atë që njihet si Dita e Fitores, zhvillohen më 9 maj në ish-vendet e Bashkimit Sovjetik përfshirë Rusinë, Ukrainën dhe Bjellorusinë. Kryeministri rus Vladimir Putin kishte organizuar një paradë madhështore, ku do të merrnin pjesë edhe udhëheqës të tjerë, por situata me pandeminë detyroi shtyrjen e aktivitetit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos