F1 anulon edhe 3 gara të tjera

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 14:45 | Sporte të tjera
F1 anulon edhe 3 gara të tjera

Një javë nga zyrtarizimi i 8 garave të Botërorit të Formula 1 në të gjithë Europën, vijnë dorëheqje të tjera për pjesën tjetër të botës.

Botërori i Formula 1 për vitin 2020 nuk do të zhvillohet në Singapor, Japoni dhe Azerbajxhan, duke iu bashkuar Australisë dhe Tajlandës.

Organizatorët e cirkuitit të Marina Bay kanë zyrtarizuar mungesën në Çmimin e Madh të Singaporit për shkak të kufizimeve që lidhen me pandeminë koronavirus. “Shëndeti i njerëzve është në plan të parë”, komentoi vendimin Colin Syn, nënkryetari i Çmimit të Madh të Singaporit

Vietnami mund të jetë gara e radhës që mund të heqë dorë nga zhvillimi i garës, ndërkohë që Austin në Texas po përjeton një krizë të rëndë ekonomike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos