Protokoll ekstrem për koronavirusin, Djokovic mendon të mos marrë pjesë në US Open

Nga A2 CNN
11 Qershor 2020, 08:21 | Sporte të tjera
Protokoll ekstrem për koronavirusin, Djokovic mendon të mos marrë

Numri 1 në botë për tenisin e meshkujve, Novak Djokovic, po mendon të heqë dorë nga US Open për t’u rikthyer në shtator, në Roland Garros.

Në një intervistë për televizionin shtetëror serb, Djokovic deklaroi se me shumë prej tenistëve që ka diskutuar, ata nuk do të merrnin pjesë në turneun amerikan, pasi protokolli atje për koronavirusin është ekstrem dhe jo i qëndrueshëm.

Javën e ardhshme pritet të vijë edhe vendimi zyrtar i Federatës Amerikane të Tenisit nëse US Open do të zhvillohet apo jo sipas kalendarit. Data e nisjes së “Grand Slam”-it është 24 gushti, por duke qenë se SHBA është një nga vendet më të prekura nga Covid-19, ky turne vijon të mbetet në dyshim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos