
Botërori i MotoGP bëhet gati të ndezë motorët. Organizatorët e garave të shpejtësisë kanë bërë publik, tashmë edhe në mënyrë zyrtare, kalendarin e ri për vitin 2020.
Sezoni i ri nis nga Jerez, në Spanjë, me dy gara të njëpasnjëshme, më 19 dhe 26 korrik.
Shteti iberik në fakt do të jetë qendra e garave, ku pritet të zhvillohen pjesa më e madhe e tyre.
Deri më tani janë konfirmuar 13 gara, të gjitha ato të Europës, ndërkohë që për garat jashtë saj pritet një vendim deri në datën 31 korrik. (A2 Televizion)