
Turneu Roland Garros, që u shty për në shtator për shkak të koronavirusit, do të luhet me publik.
Sipas Federatës Franceze të Tenisit (FFT), impiantet do të mbushen deri në 60% të kapacitetit, në mënyrë që të respektohen masat e sigurisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Gjithashtu, gjatë Grand Slam-it të programuar nga 21 shtatori deri në 11 tetor, lojtarët dhe trajnerët e tyre do t’i nënshtrohen një protokolli specifik, që do të bëhet me dije në ditët në vijim. (A2 Televizion)