F1, ndëshkim shembullor për Red Bull

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 17:54 | Sporte të tjera
F1, ndëshkim shembullor për Red Bull

Red Bull është gjobitur me 7 milionë dollarë dhe një reduktim 7% në tunelin e erës dhe simulimet aerodinamike, për shkak të tejkalimit të tavanit të shpenzimeve për vitin 2021.

FIA publikoi të premten rezultatin e hetimi dhe marrëveshjen e arritur me ekipin e Milton Keynes, i cili më në fund ka pranuar propozimin e Presidentit Mohammed Ben Sulayem, në vend që të mohojë fajin dhe ta çojë çështjen në gjykatë.

Kështu, mbyllen javët e akuzave të ndërsjella dhe respektohen rezultatet sportive të sezonit të kaluar, në thelb titulli i Max Verstappen. Por, përtej gjobës ekonomike, dënimi në testet aerodinamike mund të ndikojë negativisht për skuadrën që ka fituar dy kampionatet e vitit 2022.

Dokumenti tregon se midis raportit të dërguar nga Red Bull dhe auditimeve të FIA-s ka pasur një devijim prej 2 milionë dollarësh, që ka shkaktuar një “shkelje të vogël”.

Gjoba prej 7 milionë dollarësh duhet të paguhet në 28 ditët e ardhshme. Ky vendim nuk mund të apelohet sepse Red Bull ka pranuar ofertën e FIA-s tashmë për të mbyllur çështjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos