F1 plot emocione në Brazil, triumfon Verstappen, por sytë ishin nga “vetëvrasja” e Ferrarit

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 00:13 | Sporte të tjera
F1 plot emocione në Brazil, triumfon Verstappen, por sytë ishin nga

Shumë emocione në Çmimin e Madhe të Brazilit, në Interlagos.

Triumfi është i Max Verstappen, fitorja e tetë në karrierë, pas një gare ku për dy herë kaloi kampionin e botës Hamilton. Podiumi pas tij sjell plot surpriza. Në vend të dytë francezi Gasly me Toro Rosso, në vend të tretë spanjolli Carlos Sainz Jr, i cili garon me McLaren dhe nisej nga vendi i fundit.      

Gjithsesi, ngjarja më e bujshme gjatë garës ndodhi gjashtë xhiro nga fundi, kur dy Ferrarit u përplasën mes tyre. Leclerc në vendin e pestë, tentoi parakalimin e Vettel, ndërkohë që gjermani dukshëm devijoi trajektoren për ta penguar.

Rezultati? Të dy makinat përfunduan jashtë pistës, dhe ndoshta përfundoi edhe marrëdhënia mes dy pilotëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos