Pas gjashtë vjetëve, një muaji dhe 16 ditësh, Tiger Woods do të tërhiqet nga golfi. Ekzaktësisht pas 2,238 ditëve do të flasim për lamtumirën e një prej emrave më të mëdhenj të këtij sporti.
Ai që ka qenë padyshim numri një i golfit gjatë çerekshekullit të fundit, prej 31 dhjetorit të vitit 2025 do të largohet nga sporti. Konfirmimi është dhënë nga Woods, përpara një turneu në Australi.

“Do të tërhiqem sapo të mbush 50-vjeç. Pas golfit do të qëndroj mes natyrës dhe do t’i dedikohem pasioneve të mia: gjahut, peshkimit dhe zhytjeve”, tha kampioni amerikan.
Pas disa viteve të errëta, Woods u kthye te sukseset gjatë 2019-ës në eventet e Augustas dhe Japonisë, duke barazuar rekordin me 82 triumfe të Sam Sneed. (A2 Televizion)