F1, Verstappen vë në radhë kampionët e Mercedesit

Nga A2 CNN
27 Mars 2021, 17:07 | Sporte të tjera

Max Verstappen do të niset nga vendi i parë nesër, në Çmimin e Madh të Bahreinit, gara e parë e Botërorit të Formula 1.

Holandezi i Red Bullit la pas makinat Mercedes të Hamilton dhe Bottas, ndërkohë që Charles Leclerc, me Ferrari, do të niset nga vendi i katërt.

Ferraristi tjetër, Carlos Sainz, regjistroi kohën e tetë më të shpejtë dhe do të niset pas Gasly (Alpha Tauri), Ricciardo dhe Norris (McLaren).

Dhjetëshen e parë të provave zyrtare e mbyllin Fernando Alonso (Alpine) dhe Lance Stroll (Aston Martin). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos