
Një studim i Universitetit të Miçiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë në përfundimin se Facebook përmirëson shëndetin mendor, duke ndihmuar njerëzit që të ndjejnë më pak ankth dhe depresion.
Rrjeti social është vënë re se ndikon më shumë te personat mbi 30 vjeç, të cilët duke përdorur Facebook-un ruajnë marrëdhëniet me anëtarët e largët të familjes.
Rezultatet e kërkimit shkencor treguan se ata që përdorin Facebook kanë 1,6 herë mundësi më shumë që të shmangin problemet psikologjike sesa ata që nuk e përdorin.
Deri tani, të rriturit si grup nuk kanë qenë në fokus të studimeve mbi ndikimin që kanë rrjetet sociale te ata. (A2 Televizion)