
Në fokusin e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike, Mesdheu është ndër rajonet më të prekura prej ndryshimeve të klimës. Tashmë, fakte të ndryshimeve klimatike janë evidente edhe për Shqipërinë ku veçohet kalimi i ashpër nga stina në stinë.
Jo shumë larg, por vetëm në dekadën e ardhshme, Shqipëria do të pësojë pakësim të reshjeve vjetore, me të paktën 7% deri në 2030.
Edhe temperaturat e Shqipërisë së vitit 2030, do të ndryshojnë, ndryshim ky brenda tablosë mesdhetare ku temperatura vjetore do të rritet mesatarisht 1°C në zonat bregdetare, por një rritje më e madhe, pritet për zonat malore, zona të cilat janë historikisht edhe më të ftohtat e klimës shqiptare.
Në kushtet e një klime të ndryshuar nevojiten politikat më të mira të përshtatjes graduale me sfidat klimatike globale të së ardhmes. (A2 Televizion)