Me sezonin futbollistik të përfunduar dhe pas një goli të shënuar me kombëtaren e Portugalisë që ishte "qershia mbi tortë" për të ruajtur pathyeshmërinë në kualifikueset e Euro2024, Cristiano Ronaldo është "arratisur" me pushime.
CR7 është duke pushuar në Sardenjë, ku po i dedikon mjaftueshëm kohë edhe familjes së tij, teksa janë fotografuar së bashku në jahtin e tyre me vlerë 6.4 milionë euro.












Përveç pozave të Ronaldos me katër fëmijët e tij, vëmendjen e ka rrëmbyer partnerja e tij, Georgina Rodriguez, e cila duket mahnitëse me bikinit minimaliste me ngjyrë jeshile.
Jahti luksoz i Ronaldos ka pesë kabina luksoze, gjashtë banja dhe një kuzhinë moderne.
“Azimut Grande”, i cili ka gjatësi 88 metra është blerë nga Ronaldo në vitin 2020. (A2 Televizion)