
“Familjet po humbin fëmijët! Atdheu po humb rininë!” Shqetësimin e ngritur herë pas herë gjatë kohës që ushtronte detyrën e kreut të shtetit Ilir Meta vijon ta theksojë edhe në krye të Partisë së Lirisë. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se janë të shumta familjet që po humbin fëmijët të cilët detyrohen të emigrojnë, duke zbrazur vendin.
“Shumë prindër po përjetojnë sot dramën dhe dhimbjen e madhe, që në mungesë të shpresës dhe kushteve ekonomike, të dërgojnë vogëlushët e mitur si emigrant në Europë.
Të bashkohemi për të ndalur agjendën antikombëtare të shpopullimit të Shqipërisë, që as një pushtues nuk do guxonte ta bënte!”, shkruan Meta, ndërsa apelon; nuk mund të lejojmë zbrazjen e Shqipërisë! (A2 Televizion)