“Prokurorët t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik”, zbardhet takimi i ambasadores amerikane me kryeprokurorin

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 16:39 | Politikë
“Prokurorët t’i përqasen punës me mendësinë

Ambasada Amerikane ka publikuar detajet e takimit të kryediplomates së re të SHBA në Tiranë, Yuri Kim, me prokurorin e përgjithshëm, Olsian Çela.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim uroi Prokurorin e Përgjithshëm për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga SHBA për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Ambasadorja Kim nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos