Zgjedhjet e 30 qershorit, Ademi: Lajm i mirë që Gjykata Kushtetuese do ta gjykojë

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 15:34 | Politikë
Zgjedhjet e 30 qershorit, Ademi: Lajm i mirë që Gjykata Kushtetuese do

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e ka cilësuar lajm të mirë pranimin e kërkesës dhe objektit të saj në Gjykatën Kushtetuese për delegjitimitetin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Bashkinë e Shkodrës.

Ademi u shpreh se shqyrtimi i kësaj kërkese do t’i japë fund një herë e mirë krizës në vend dhe është një shembull që duhet ndjekur edhe nga bashkitë e tjera në vend.

“Gjykoj që është një lajm i mirë në kuadër të një procesi të gjatë dhe të vështirë për bashkinë e Shkodrës, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Ky do të jetë një rrugëtim që duhet ta ndjekim deri në fund, kur bëhet fjalë për të delegjitimuar procesin farsë të 30 qershorit.

Në gjykojmë që sa më shpejt të bëhet funksionale Gjykata Kushtetuese të mund të shqyrtojë në themel të gjithë kërkesën tonë, sidomos argumenteve tona që i referohen Kushtetutës së Shqipërisë.

Sa më shpejt qe kjo të bëhet e mundur aq më mirë do të jetë për shqiptarët për të mbyllur këtë krizë”, u shpreh Voltana Ademi për A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos