Fati i keq i Necip Çakmak, del i gjallë nga rrënojat, por flakët te shtëpia e vajzës police i marrin jetën

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 21:24 | Bota

Një histori vërtet tragjike është ajo e një qytetari fatkeq turk, i cili edhe pse arriti të dalë i gjallë nga rrënojat që e vunë poshtë pasi ndërtesa ku ai jetonte u shemb plotësisht nga tërmeti, diçka tjetër do t’i merrte jetën, zjarri.

Turku, Neip Çakmak, i cili doli me mjetet e tij nga rrënojat e shtëpisë së tij të shkatërruar nga tërmeti në Hatay dhe erdhi tek vajza me banim në Kutahya, humbi jetën duke u toksikuar nga tymi që përfshiu banesën ku ata po qëndronin, që u përfshi nga një zjarr i fuqishëm.

Zjarri ka rënë në bodrumin e një apartamenti 6-katësh, i cili përdorej si magazinë letrash. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë rekord të zjarrfikësve, policisë dhe ekipeve shëndetësore, janë shpëtuar 11 personat e bllokuar në banesë.

Necip Çakmak dhe djali i tij, Besim Çakmak, pas një lufte të gjatë janë nxjerrë pa ndjenja nga godina që digjej. 63-vjeçari, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë në qendrën spitalore rajonale.

Ndërkohë, djali i tij arriti t’i shpëtojë plagëve të marra si pasojë e zjarrit dhe ka dalë nga spitali, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në kushte shtëpie. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/13/pamjet-qe-tregojne-fuqine-e-termeteve-ne-turqi-6-trena-dolen-nga-shinat/
https://a2news.com/2023/02/13/ndertesa-ku-nuk-u-thye-as-edhe-nje-gote-nga-termeti-qe-shkaterroi-10-qytete/
https://a2news.com/2023/02/13/ishin-ne-udhetim-shkolle-por-hotelin-ia-shembi-termeti-mbahet-funerali-per-24-femije-ne-qipro/

A2 CNN Livestream

Latest Videos