All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Hakerat rusë sulmojnë NATO-n, kreu i Aleancës po bën gati avionët për Ukrainën

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 15:39 | Bota
Hakerat rusë sulmojnë NATO-n, kreu i Aleancës po bën gati
All - Paragraf - 1

“Baza ka rënë”. Është ky njoftimi i Killnet, grupit të hakerave nga Rusia që shënjestroi uebsajte të ndryshme të NATO-s.

Sulmet kibernetike janë konfirmuar edhe nga zyrtarët e aleancës ushtarake, që saktësojnë se mes faqeve të prekura nga grupi rus i hakerave, ishin ajo e Selisë Qendrore të Operacioneve Speciale të NATO-s dhe ajo e bazës amerikane “Ramstein” në Gjermani.

All - Paragraf - 3

Kjo erdhi një ditë përpara se të mbahet dhe mbledhja e radhës e formatit “Ramstein” në Bruksel. Tema kryesore pritet të jetë ajo e furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë.

“Duhet të bëjmë dallimin: vitin e kaluar diskutohej për vendosjen e një zone të ndalim fluturimit me angazhimin e avionëve të NATO-s. Ajo që po diskutohet tani është shumë ndryshe, pasi bëhet fjalë që aleatët e NATO-s të dërgojnë avionët e tyre për t’i përdorur ukrainasit,” u shpreh Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Kreu i NATO-s shtoi se për momentin është më e rëndësishme të përcaktohet shpejtësia e dërgimit të ndihmave ushtarake për Ukrainën, siç tha ai, që ky shtet të jetë në gjendje t’i rezistojë pushtimit nga Rusia dhe ta fitojë luftën.

All - Paragraf - 6

“Një vit pas nisjes së agresionit, presidenti Putin nuk po përgatitet për paqen, por po lëshon një ofensivë të re. Ndihmat duhet të arrijnë në Ukrainë përpara sulmit. Shpejtësia e dërgesave do të shpëtojë jetë.”

Ndër të tjera, Stoltenberg njoftoi se lufta në Ukrainë po shteron rezervat e municioneve të NATO-s. Në takimin e së martës, ai do të kërkojë nga Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare që të fokusohen në shtimin e këtyre kapaciteteve.

“Niveli aktual i municioneve të përdorura në Ukrainë është shumë herë më i lartë se niveli i prodhimit tonë”, përfundoi Stoltenberg. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos