Fauci alarmohet për situatën e COVID: Jemi në rrugën e gabuar

Nga A2 CNN
25 Korrik 2021, 21:45 | Bota
Fauci alarmohet për situatën e COVID: Jemi në rrugën e

Nga fillimi i pandemisë, emri dhe portreti i Anthony Faucit është shndërruar në një nga më të njohurit në botë. Ai është një nga ekspertët botërorë më të vlerësuar në fushën e sëmundjeve infektive, dhe këshilltar i presidentëve Trump dhe tani Biden në luftën kundër COVID-19.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara, por edhe vendet e tjera, po shkojnë në një drejtim të gabuar për sa i përket kësaj lufte. Dhe qartësisht flitet për vaksinimet.  

“Po të shohësh kurbën e rasteve të reja, ajo përfshin personat e pa vaksinuara. Nga momenti që të paktën 50% e popullsisë nuk është totalisht e vaksinuar, ky është problem i madh”, deklaroi ai për CNN.  

Disa skenarë alarmantë tregojnë  për pikun që në javët e muajt e ardhshëm mund të çoj deri në 4 mijë bilancin e të  vdekurve ditorë në SHBA, në qoftë se vaksinimi nuk merr dimensione të tjera, dhe Fauci dakordëson me parashikimin.

https://a2news.com/2021/05/10/fauci-njerezit-po-mesohen-me-maskat-disa-do-ti-mbajne-pas-covid-19-sepse-i-mbron-edhe-nga-viruse-te-tjera/

Në SHBA, në javën e fundit janë regjistruar shifra në rritje në të gjitha shtetet, ndërkohë që numri i të vaksinuarve ditorë është ulur në minimumin e tyre nga muaji i janarit.

Shpërndarja e variantit Delta të koronavirusit po shtyn autoritetet amerikane në një rishikim të masave, ku nuk përjashtohet rikthimi i detyrueshëm i maskave edhe për të vaksinuarit, të paktën në ambientet e brendshme publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos