
Teuta është mundur në miqësoren e dytë të zhvilluar në Bullgari, atje ku skuadra po kryen fazën përgatitore.
Ekipi i trajnerit Bledi Shkëmbi u mposht nga vendasit e Botev në shifrat e ngushta 2-1. Goli për durrsakët u shënua nga sulmuesi Progni në pjesën e parë, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Ky është testi i dytë i Teutës në Bansko të Bullgarisë, ndërkohë që në miqësoren e pare, atë ndaj Karianas, durrsakët fituan 1 me 0. (A2 Televizion)