
Ish-lojtari i Skënderbeut, Liridon Latifi, e ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën e Akademia Puskash në Hungari.
Lojtari i grumbulluar edhe në disa ndeshje me Kombëtaren Shqiptare, tashmë do ta vijojë karrierën te skuadra kampione e Moldavisë FC Sheriff.
Me anë të një postimi në “Instagram”, kampionët e Moldavisë i uruan mirëseardhjen futbollistit shqiptar.
Latifi debutoi me Kombëtaren shqiptare në tetor të 2017-ës, por pas largimit nga Skënderbeu, karriera e Latifit u shoqërua nga dëmtime të shumta. (A2 Televizion)