FBI sekuestron 25 piktura të Basquiat nga një muze në Florida: Dyshime për autenticitetin

Nga A2 CNN
26 Qershor 2022, 12:38 | Aktualitet
FBI sekuestron 25 piktura të Basquiat nga një muze në Florida:

FBI-ja ka sekuestruar 25 piktura që i atribuohen Jean Michel Basquiat dhe që ishin vendosur në një ekspozitë në Florida, "Heroes and Monster", një javë përpara datës së mbylljes. Pikturat, të pikturuara në kartona të ripërdorur, u ekspozuan në Muzeun e Arteve të Bukura në Orlando dhe, pasi të mbaronte ekspozita, ato do të duhej të niseshin për në Itali.

Për të justifikuar sekuestrimin, urdhri federal ngre dyshimet nëse pikturat janë autentike, dyshime për origjinën e koleksionit siç përshkruhet nga pronarët dhe ka dyshime se qëllimi përfundimtar ishte shitja.

Ekspozita tani është në posedim të FBI-së, konfirmoi zëdhënësja e muzeut Emilia Bourmas-Fry për New York Times, duke deklaruar se institucioni kulturor është i përfshirë në hetim vetëm si dëshmitar.

Nëse janë autentike, pikturat do të vlejnë njëqind milionë dollarë, sipas Putnam Fine Art and Antique Appraisals, të cilët i vlerësuan ato në emër të pronarëve aktualë. Shitja e artit të rremë me vetëdijen se është, nga ana tjetër, është një krim federal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos