Fëmijë, gra e burra, mbajnë baltën mbi kokë për të rikonstruktuar xhaminë  

Nga A2 CNN
2 Korrik 2023, 16:09 | Fotolajme

Mijëra njerëz mblidhen çdo vit për të suvatuar muret e Xhamisë së Madhe të qytetit të Djenné në Mali. Xhamia e parë në vend u ndërtua rreth shekullit të 13-të, por struktura aktuale daton që nga viti 1907. Një numër i jashtëzakonshëm vullnetarësh, burra, gra e fëmijë punojnë të gjithë bashkë për të rinovuar xhaminë. Për ditë të tëra, fëmijët transportojnë baltën duke e mbajtur me enë në kokë, ndërsa të rriturit hipin në pjesët e larta të ndërtesës për të punuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos