Në fotogaleirnë e mësipërme do të mund të shihni fotografitë më të bukura të konkursit të Shoqatës Mbretërore të Insekteve, prezantuar këtë muaj në Angli. Kompeticioni i fotografëve amatorë zhvillohet çdo vit dhe në të marrin pjesë garues nga e gjithë bota.
“Çdo vit bëhet gjithmonë e më e vështirë për të gjykuar, pasi standardet e fotografëve amatorë rriten vazhdimisht”, tha për BBC Tim Cockerill, profesor në Universitetin “Falmouth” dhe kryetar i jurisë. (A2 Televizion)










