
Një drejtor i televizionit rus “Russia Today” ka shokuar me komentet e tij, në të cilat u shpreh se fëmijët ukrainas duhen mbytur.
Anton Krasovsky u pezullua nga televizioni, pas përgjigjes që i dha intervistuesit, i cili i tregoi një episod që atij i kishte ndodhur në Ukrainë, në vitet ’80, me fëmijët që i kishin thënë se do të jetonin më mirë nëse vendi i tyre nuk do të ishte i pushtuar nga Rusia.
Përgjigjja e Krasovskyt ishte: “Duhet të ishin mbytur në lumë, aty ku notojnë rosakët. Mbytini te lumi Tysyna, duhet të hidhen aty kur të jetë i rrëmbyeshëm”.
Më tej, 47-vjeçari shtoi edhe se “të gjithë ukrainasit duhet të digjen të gjallë në shtëpitë e tyre”.
Krasovsky bëri edhe deklarata të tjera të rënda gjatë intervistës, përfshirë edhe se “Ukraina nuk duhet të ekzistojë fare në hartën e botës”.
Kryeredaktorja e “Russia Today”, Margarita Simonovna Simonyan, i përshkroi deklaratat e Anton Krasovskyt si “të neveritshme”.
“Nuk e di se çfarë lloj krize çmendurie e kapi dhe si ia zuri goja ato fjalë. Ndoshta na e shpjegon vetë një ditë. Vështirë të besohet se ai mendon vërtetë se fëmijët duhen mbytur”, tha kryeredaktorja. (A2 Televizion)