
Dhjetëra fermerë nga njësia administrative në Çerravë të Pogradecit kanë pësuar dëme të mëdha në parcelat me qershi, ditëve të fundit.
Dëmtimi i tyre nuk ka ardhur nga faktorët atmosferikë, por nga arinjtë. Në këtë zonë të fshatit, ariu zbret gjatë orëve të natës dhe përveç se ha qershitë, ka thyer disa qindra pemë.
Sipas kryeplakut të fshatit vetë fermerët nuk e zgjidhin dot këtë problematikë, pasi bëhet fjalë për një kafshë të mbrojtur me ligj e cila është e ndaluar të qëllohet apo vritet.
Ndërkohë për kryetarin e shoqatës së gjuetarëve, arinjtë në këtë zonë janë shtuar dhe nesër mund të rrezikojnë edhe banorët, pasi po zbresin gjithnjë e më pranë banesave.
Ai kërkon lejimin e gjuetisë në zonat ku arinjtë po shkaktojnë dëme. Derisa situata të marrë një zgjidhje, banorët e Cerravës më shume se sa pemët do të duhet të ruajnë veten dhe fëmijet nga rreziku i arinjve. (A2 Televizion)