
Kur je atletja më e mirë e gjithë bota e di emrin tënd, sidomos kur je më e mira e të gjitha kohërave, të gjithë e dinë që quhesh Serena. I është dashur shumë punë, që kur ishte adoleshente, u përpoq të zinte vendin e saj, nën gjurmët e të motrës Venus. Por Serenës kurrë nuk i mungoi besimi.
“Kam pritur gjithnjë më të mirën për veten. Gjithnjë kam besuar se isha lojtarja më e mirë. Do dilja në fushë dhe do isha më e mira”.
“Mendon se je gati për gjithçka të pret, që me siguri do e arrish në qoftë se vazhdon kështu siç po luan tani?”
“E di që jam gati sepse në qoftë se nuk do isha gati, ndoshta do isha ndalur shumë kohë më parë”
Senera ka luajtur ndeshjen e saj të parë si profesioniste në moshën 14-vjeçare dhe fitoi Grand Slamin e saj të parë 3 vjet më pas. Trajneri i saj i parë e përgatiti mirë, por babai Richard krijoi atë që do të njihej si “mposhtësja botërore”.
“Mendoj se babai im ishte një trajner inovativ. Dua të them, edhe pse me një mënyrë krejt ndryshe, por goditëse, ishte padyshim inovacion në skenën e tenisit. Metoda e tij mendoj se zhvilloi krejt ndryshe duart e mia, e ndiqja topin shumë shpejt, arrijë topin, e qëlloja fort dhe ikte mbrapsht”.
Për 2 herë në karrierë, ajo mbajti vetë të 4 titujt më të rëndësishëm në të njëjtën kohë sikurse ka fituar 4 medalje ari në lojërat olimpike. Përgjatë rrugëtimit të saj, Serena ka patur padyshim sfida, jo vetëm përballjen me racizmin, ndërsa në 2011 u sëmur rëndë, aq sa rrezikoi të vdiste për shkak të një sëmundje të mushkëri.
Me të njëjtat komplikime shëndetësore, kur lindi të bijën, Aleksis. Serena e nisi karrierën e saj në kohën e Steffi Graf dhe Monica Seles dhe i ka kaluar prej kohës bashkëmoshataret e saj, Justine Henin dhe Kim Clijsters. Në qoftë se kthehemi pas në 2015, vetë Serena e pranon se jetëgjatësia e saj në këtë sport, ishte e jashtëzakonshme.
“Mendoj se gjithçka varet nga fakti se jam e mirë në atë që bëj. Sot jam 33 vjeçe dhe kur e sheh në këtë aspekt, shkon te doktori dhe i thua, doktor jam 33 vjeçe, ai të thotë, epo je shumë e re, por kur je në këtë sport, duket sikur vërtet e vjetër”.
Por edhe Serena e jashtëzakonshme në fushë, nuk mund të mendojë pafundësisht për tenisin. Nëna e një vajze po mendon të zgjerojë edhe më shumë familjen. 23 herë kampionia e Grand Slamit ka dominuar e ndryshuar tërësisht mënyrën e saj të të bërit tenis dhe sot mendon se është koha për një tjetër hap, në jetën e karrierën e saj. Por e sigurt është se çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, askush nuk do të luajë tenis si ajo, sepse në tenis ka dhe do të ketë vetëm një Serena Williams.
DON RIDDELL CNN. (A2 Televizion)