
Në Dvoran të Korçës vijon tradita me organizimin e “Festës së Mollës”, një organizim i cili në qendër ka promovimin e prodhimit të fermerëve lokalë, të njohur për kultivimin e disa varieteteve si Gold, Starkinge, Fuxhi etj.
Krahas organizimit të panaireve, fermerët kërkojnë edhe ndihmë konkrete për të bërë të mundur zgjerimin e tregut, në mënyrë që prodhimi të mos përfundojë në kanale.
Rajoni i Korçës, e sidomos Drenova, ku kjo festë organizohet prej shumë vitesh, janë një nga furnizuesit kryesorë të tregut me këtë produkt. Ka prej fermerëve që edhe eksportojnë, por problematikë e pazgjidhur plotësisht mbetet subvencioni. (A2 Televizion)