Partizani ka triumfuar në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës 1-0, me një gol të realizuar nga Skuka në pjesën e parë. Pas përfundimit të takimit pati tension mes stafeve të të dyja skuadrave. Një nga futbollistët tentoi të vendoste flamurin e Partizanit në mesin e fushës dhe kjo solli nxehjen e gjakrave. Lojtarët dhe stafet e ekipeve u përplasën mes tyre, ndërsa u desh ndërhyrja e sigurisë për të sjellë qetësinë. (A2 Televizion)







































