Festë e paligjshme për ditëlindjen e Lukakut, policia “zbarkon” në hotel

Nga A2 CNN
13 Maj 2021, 11:04 | Futboll

Probleme për Interin. Pas fitores 3-1 me Romën, që regjistroi suksesin e katërt me radhë të kampionëve të Italisë në këtë fund të sezonit, disa prej yjeve të skuadrës janë në telashe.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes, policia e Milanos zhvilloi një aksion në një hotel në qendër të qytetit, për të ndaluar një festë të paligjshme.

Bëhej fjalë për festën e organizuar me rastin e ditëlindjes së sulmuesit zikaltër, Romelu Lukaku. Ylli i skuadrës dhe 23 persona të tjerë të pranishëm do të gjobiten për thyerjen e rregullave anti-Covid.

Së bashku me Lukakun, të pranishëm në festë ishin edhe Hakimin, Young e Perisic. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos