Fituan titullin kampion pas 19 vitesh, tifozët përplasen me policinë gjatë festimeve të pakontrolluara

Nga A2 CNN
12 Maj 2021, 11:14 | Futboll

Shumë tifozë të Sportingut të Lisbonës u mblodhën në rrethinat e stadiumit “Jose Alvalade” për të festuar titullin kampion të ekipit të tyre, që nuk e shijonin prej 19 vitesh.

Por, festa e tyre e pakontrolluar bëri që të ndërhynte policia dhe gjithçka përfundoi në përleshje.

Përplasja me policinë nisi kur tifozët nisën të shkatërronin rrethimin që ishte vendosur në mënyrë që të mos i afroheshin autobusit të skuadrës së tyre, që po kryente paradën e kampionëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos