La Liga, Atletico nuk fal, “nuhat” triumfin e 11-të

Nga A2 CNN
13 Maj 2021, 10:18 | Futboll
La Liga, Atletico nuk fal, “nuhat” triumfin e 11-të

Atletico Madrid nuhat fitoren në kampionat, që i mungon nga viti 2014,  dhe nuk gabon në sfidën me Real Sociedad.

Djemtë e Simeones fitojnë 2-1 me golat që në pjesën e parë të Correa dhe Carrasco, në minutat 16 dhe 28, ku protagonist i ndeshjes ishte edhe Llorente.  

Me këtë fitore, Atletico largohet me 4 pikë nga Barcelona dhe 5 pikë nga Real Madrid që luan sot, kur mungojnë vetëm dy javë nga përfundimi. Titulli i 11-të po afron, për “gjysmën” e kryeqytetit spanjoll.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos