Festë te Milani, Ibra pranë rinovimit, diskutohen shpërblimet në kontratë

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 16:15 | Futboll
Festë te Milani, Ibra pranë rinovimit, diskutohen shpërblimet

Zlatan Ibrahimoviç do të qëndrojë te Milani edhe për një tjetër sezon. Rinovimi i kontratës nga ylli i sulmit duket një formalitet.

Gjatë javëve të fundit është diskutuar rreth qëndrimit edhe për një vit të sulmuesit në San Siro.

Sipas mediave pranë klubit kuqezi, mbeten për t’u përcaktuar vetëm disa detaje nga marrëveshja, që lidhen me shpërblimet për objektivat individuale dhe ekipore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos