Juve feston Pashkët në stërvitje, rikthehen dhe të dënuarit

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 13:19 | Futboll
Juve feston Pashkët në stërvitje, rikthehen dhe të

Nuk ka pushim për Pashkë në kampin juventin. Pas barazimit në derbi 2-2 kundër Torinos, bardhezinjtë e Pirlos vazhdojnë stërvitjen pa pushim. Në grup, gjithashtu, janë parë dhe Dybala, Arthur dhe McKennie, të dënuar nga skuadra në ndeshjen e derbit pas festës së ndaluar nga policia italiane kundër masave të anti-Covid në shtëpinë e McKennie.

Të tre lojtarët do të jenë të gatshëm për të startuar në një ndeshje të rëndësishme, e cila do të luhet në “Allianz Stadium” të mërkurën kundër ndjekësve në renditjen e Serie A, Napolit. Një ndeshje ku të dyja ekipet luftojnë për një biletë ne Champions League.

Nëntë herë radhazi kampionët e Italisë kanë pasur një sezon shumë të vështirë këtë vit me një grup të rinj lojtarësh dhe me një trajner të ri. Objektivi i vetëm i “zonjës së vjetër” është zona Champions. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos