Rikthehet Topi i Artë pas anulimit vitin e kaluar në 2020, një garë shumë e fortë këtë vit pasi shumë lojtarë kanë bërë një sezon të shkëlqyer.
Kjo është “Top 10” e lojtarëve të nominuar për momentin të çmimit të madh. (A2 Televizion)
10 - Ruben Dias, mbrojtësi i Manchester City. Në 2021 ka shënuar 1 gol dhe ka mbajtur 15 herë portën e paprekur. 9 - Karim Benzema. Sulmuesi i Real Madrid ka shënuar 12 gola dhe një asist për 2021. Këtë sezon ka qenë vendimtar në disa ndeshje të “Los Blancos”. 8 - Cristiano Ronaldo me 16 gola të shënuar, 3 asist dhe superkupën e Italisë për 2021.Sulmuesi i Juventus nuk ka pasur një sezon shumë të mirë këtë vit duke u eliminuar nga Porto në 1/16 e Champions League. 7 - Erling Haaland. Norvegjezi 20-vjeçar i Borussia Dortmund ka bërë një sezon fantastik duke shënuar 16 gola, 5 asist në 2021 dhe duke qenë deciziv në ndeshje të rëndësishme. Jo më kot është dhe emri më i përfolur këtë merkato vere. 6 - Kevin De Bruyne me 6 gola dhe 6 asist në 2021. Mesfushori belg i Manchester City-t. Përveçse një nga asistuesit më të mirë në botë ai vazhdon të shkëlqejë edhe në kombëtare duke qenë truri i ekipit. 5 - Romelu Lukaku, sulmuesi i Interit me 13 gola dhe 4 asist për 2021. Është duke bërë një sezon fantastiik te “zikaltërit” duke ndihmuar skuadrën për të fituar kampionatin e cila është shumë afër. 4 - Ilkay Gundogan, qendër mesfushori i Manchester City ka shënuar 14 gola dhe 4 asist për 2021. Është duke kaluar një sezon fantastik duke qenë lojtari kyç për trajnerin Pep Guardiola. Për një mesfushor 14 gola nuk janë pak. 3 - Lionel Messi. Sulmuesi i Barcelonës ka shënuar 19 gola dhe 8 asist në 2021. Argjentinasi beson akoma në titullin kampion të La Liga. Nëse sot fiton kundër Valladolid afrohet me 1 pikë diferencë ndaj kryesuesve të Atletico Madrid. 2 - Robert Lewandowski. Sulmuesi i Bayern Munich ka shënuar në 2021, 25 gola, 3 asist dhe ka fituar botërorin e klubeve. Vitin e kaluar vendin e parë e mbante polaku dhe ishte ai që flitej për fitimin e Topit të Artë. Nëse Bayern eliminohet nga PSG do të jetë shumë e vështirë për sulmuesin të përsëritej viti i kaluar. 1 - Kylian Mbappe. Sulmuesi i PSG shënon për 2021, 16 gola, 2 asist dhe ka fituar kupën e Francës. Ka pasur paraqitje të mira me skuadrën franceze, por jo dhe aq të mira me kombëtaren duke humbur dhe një 11-metërsh. Neymar ka rënë në vendin e 20 duke qenë shumë larg fitimit të Topit të Artë 2021. Me paraqitjen e tij të fundit këtë fundjavë kundër Lille, duke u ndëshkuar dhe me karton të kuq, ka ndikuar keq në renditje për të.