Sfida e polemikave, Juventusi sfidon Napolin për Champions dhe... trajnerin

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 13:50 | Futboll
Sfida e polemikave, Juventusi sfidon Napolin për Champions dhe... trajnerin

Dalja nga gara për titullin mund të shoqërohet edhe me një dalje nga zona e Champions League, nëse skuadra nuk bën kthesën në javët e mbetura.

Juventus kërkon të shmangë atë që do ishte një dështim total i sezonit, edhe pse edhe paraqitja e këtij viti është shumë larg asaj që bardhezinjtë kishin projektuar në fillim të kampionatit. Këtë të mërkurë Zonja e Vjetër ndeshet me Napolin, për takimin e prapambetur dhe aq shumë të përfolur të javës së tretë të Serisë A.

Dueli është vendimtar për skuadrën e Andrea Pirlos. Fillimisht për faktin se të dyja skuadrat luajnë për një vend në Champions League. Juventusi aktualisht renditet në vendin e katërt dhe Napolin në të pestin, por të dy ekipet kanë të njëjtën kuotë pikësh, nga 56. Arsyeja tjetër është pozicioni i Pirlos si trajner, ndërsa me një tjetër disfatë, tekniku italian mund t’i thotë lamtumirë stolit të bardhezinje. Për më tepër kur, drejtuesit e Juventusit monitorojnë prej kohësh Allegrin për një rikthim të mundshëm, ndërsa ka patur dhe një takim së fundi mes trajnerit livorian dhe presidentit Agnelli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos